Home / Lajme / Kosova / Përfundon iniciativa “Young Green Leader of Kosovo”, të rinjtë në fokus të veprimit klimatik

Përfundon iniciativa “Young Green Leader of Kosovo”, të rinjtë në fokus të veprimit klimatik

Iniciativa “Young Green Leader of Kosovo” është përmbyllur, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që të rinjtë kanë në avancimin e veprimit klimatik në Kosovë.

Përmes klubeve klimatike, iniciativave të udhëhequra nga nxënësit dhe punëtorive lokale, projekti ka nxitur angazhimin e të rinjve në çështjet mjedisore dhe në promovimin e qëndrueshmërisë.

Ky projekt u vlerësua gjithashtu si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkufitar. Përmes përfshirjes së ekspertëve nga diaspora në Gjermania, si dhe angazhimit të organizatave vendore dhe shkollave, nxënësit përfituan mentorim, njohuri dhe mbështetje për të kthyer idetë e tyre në veprime konkrete, njofton Energy Monitor.

Në ngjarjen përmbyllëse, këshilltari politik në Ambasada Gjermane në Prishtinë, Dr. Payam Ghalehdar, theksoi rëndësinë e përfshirjes së diasporës, duke nënvizuar se shkëmbimi i njohurive krijon ura bashkëpunimi mes vendeve.

Aktiviteti përfshiu gjithashtu një panel diskutimi mbi angazhimin e të rinjve në veprimin klimatik, si dhe ndarjen e certifikatave për nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës, përcjell Energy Monitor.

Projekti u zbatua nga ASAS e.V. dhe TOKA, me mbështetje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosovo, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme në vend.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com