Drejtori Menaxhues i FKEE, Driton B. Hetemi, së bashku me Drejtorin e Operacioneve në FKEE, Petrit Ahmeti, patën kënaqësinë të përfaqësojnë Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) në Forumin e Parë të Njohurive për Energji në Evropë dhe Azi Qendrore, të organizuar nga Banka Botërore dhe ESMAP në Antalia.
Në panelin e punëtorisë teknike “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa”, z. Hetemi prezantoi modelin inovativ të operimit si fond qarkullues (skemë kthyese), sukseset e arritura deri më tani dhe planet për zhvillim të mëtejshëm.
FKEE u prezantua si një storie suksesi – një institucion funksional, profesional dhe i qëndrueshëm, që tashmë po merret si model për vende të tjera të rajonit dhe më gjerë.
Forumi mblodhi përfaqësues nga qeveri të ndryshme evropiane dhe aziatike, institucione ndërkombëtare financiare, institucione publike e private, organizata zhvillimore e kërkimore, si dhe ekspertë të sektorit, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash.