Kosova ka zënë vendin e parë në botë për përqindjen më të lartë të energjisë elektrike të prodhuar nga thëngjilli në vitin 2024, sipas Raportit Global të Energjisë Elektrike të publikuar nga Ember.
Plot 92% e energjisë elektrike e prodhuar në vend u sigurua nga termocentralet me thëngjill. Me këtë, Kosova kalon edhe shtete të njohura për përdorim të lartë të thëngjillit, si Mongolia (86%) dhe Afrika e Jugut (82%).
Kosova ka zënë vendin e parë në botë për përqindjen më të lartë të energjisë elektrike të prodhuar nga thëngjilli në vitin 2024, sipas Raportit Global të Energjisë Elektrike të publikuar nga Ember, raporton Energy Monitor.
Plot 92% e energjisë elektrike e prodhuar në vend u sigurua nga termocentralet me thëngjill. Me këtë, Kosova kalon edhe shtete të njohura për përdorim të lartë të thëngjillit, si Mongolia (86%) dhe Afrika e Jugut (82%).
Raporti e cilëson këtë si një sfidë serioze për përpjekjet drejt dekarbonizimit. Ember rekomandon që Kosova të nisë urgjentisht investimet në energji të pastër për të siguruar një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm.
/EnergyMonitor