Home / Lajme / Tjera / Ekonomia kineze shënon rritje të qëndrueshme dhe përparim në zhvillimin e gjelbër

Ekonomia kineze shënon rritje të qëndrueshme dhe përparim në zhvillimin e gjelbër

Rritja ekonomike e Kinës parashikohet t’i kalojë 35 trilion juanët (4.89 trilionë dollarë) gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025), tha të mërkurën Zheng Shanjie, kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës në një konferencë shtypi mbi arritjet e Kinës në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.

Gjatë katër vjetëve të parë të kësaj periudhe pesëvjeçare, ekonomia kineze u rrit me një normë mesatare vjetore prej 5.5 për qind.

Pavarësisht nga sfidat e tilla si pandemia dhe ngacmimi tregtar, ky nivel rritjeje është tregues për një ekonomi me një përmasë të tillë si ajo e Kinës, u shpreh Zheng.

Ai theksoi dinamizmin e madh ekonomik, duke bërë të ditur se shpenzimet e përgjithshme në kërkim-zhvillim të vendit u rritën gati 50 për qind, apo 1.2 trilion juanë, nga viti 2020 deri më 2024, dhe numri i ndërmarrjeve private të regjistruara i kaloi 58 milionët në fund të majit 2025, shifër kjo mbi 40 për qind më e lartë se në vitin 2020.

Sipas Zheng , më shumë se 95 për qind e popullsisë është përfshirë tani në sistemet bazë mjekësore dhe të pensioneve, ndërsa shërbimet publike cilësore janë zgjeruar ndjeshëm.

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë është rritur me mbi 10 000 kilometra gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar, duke mundësuar lëvizje e logjistikë më të avancuar.

Duke nënvizuar thellimin e përkushtimit të Kinës për zhvillimin e gjelbër, Zheng tha se mbulimi me pyje në Kinë tani e kalon 25 %, duke zënë një të katërtën e gjelbërimit të ri në shkallë botërore që nga viti 2020.

Energjia e pastër tani përbën më shumë se një të tretën e konsumit kombëtar të energjisë elektrike, ndërsa lumenjtë e mëdhenj, si Jance e Lumi i Verdhë, plotësojnë standardet e nivelit II të cilësisë së ujit.