Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimet e nevojshme në linjat 110kV NS Kosova A – NS Prishtina 5., sot nga ora 15:00 deri në 15:30, do të bëhet shkyçja e linjave 110kV që lidhë nënstacionet në fjalë.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Prishtina 5 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 30 minuta. (reduktimi i parashikuar 14 MW).
Punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 5.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.