Home / Lajme / Energjia konvencionale / KEK thotë se me prodhim po tejkalon kërkesën për energji elektrike gjatë korrikut 2025

KEK thotë se me prodhim po tejkalon kërkesën për energji elektrike gjatë korrikut 2025

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se gjatë ditëve të para të muajit korrik 2025, prodhimi i energjisë elektrike nga KEK ka tejkaluar kërkesën ditore të konsumit në vend. Sipas kompanisë, mbulueshmëria e prodhimit ka arritur deri në 117 për qind, duke siguruar energji të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve dhe biznesit.

KEK thekson se, megjithëse njësitë prodhuese kanë sfida teknike dhe janë të vjetëruara, ato vazhdojnë të operojnë në kapacitet të lartë. Termocentrali A3, që është pjesë e infrastrukturës ekzistuese, po funksionon normalisht dhe kontribuon ndjeshëm në prodhimin e energjisë.

Korporata gjithashtu rithekson përkushtimin e saj ndaj transparencës dhe respektimit të ligjit në të gjitha procedurat e prokurimit, të cilat zhvillohen nën mbikëqyrjen e institucioneve kompetente.

Në reagimet ndaj komenteve publike, KEK fton të gjithë që komunikimet të bazohen në fakte të verifikueshme dhe të tregojnë integritet dhe etikë profesionale.

KEK vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me institucionet dhe publikun, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të energjisë për Kosovën.