Më 17 korrik 2025, nga ora 09:00 deri në 09:30, do të kryhen punime të domosdoshme në linjat 110 kV që lidhin Nënstacionin Kosova A me Nënstacionin Prishtina 5.
Si pasojë, për një periudhë prej 30 minutash, do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me energji elektrike për qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga NS Prishtina 5.
KOSTT ka bërë të ditur se këto punime janë të nevojshme për të krijuar kushte sigurie në terren dhe për të realizuar ndërhyrje teknike me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike.
Reduktimi i përkohshëm i parashikuar është rreth 14 megavatë dhe, sipas njoftimit, do të zgjasë jo më shumë se gjysmë ore.
KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe thekson se këto punime janë në funksion të përmirësimit të shërbimeve energjetike në rajon.