Në këto ditë të ngrohta vere, KEDS po vazhdon punimet në rajone të ndryshme të Kosovës, me synim forcimin e rrjetit shpërndarës dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Në lagjen Porodin të Gjilanit, ekipet teknike janë duke realizuar shkarkimin e një Daljeje ekzistuese dhe krijimin e një Daljeje të re shtesë. Ky investim ka për qëllim të lehtësojë ngarkesën në rrjet dhe të përmirësojë tensionin për konsumatorët e kësaj zone, duke rritur stabilitetin dhe cilësinë e energjisë në lagje.
Në anën tjetër, në Moglicë të Gjakovës, po kryhen punime për mirëmbajtje preventive. Ekipet e KEDS-it janë duke zëvendësuar kabllot dhe disa nga shtyllat ekzistuese, për të garantuar funksionim të qëndrueshëm të rrjetit dhe për të parandaluar ndërprerjet e mundshme në të ardhmen.
KEDS thekson se investimet dhe mirëmbajtja e vazhdueshme janë pjesë e angazhimit të saj për të siguruar një rrjet të qëndrueshëm, furnizim të pandërprerë dhe më shumë siguri për konsumatorët në të gjithë territorin e Kosovës.