Home / Lajme / Rajoni / Projekti më i madh fotovoltaik në Slloveni fillon operimin e rregullt

Projekti më i madh fotovoltaik në Slloveni fillon operimin e rregullt

Parku më i madh fotovoltaik në Slloveni, me kapacitet prej vetëm 7.1 megavatësh, ka filluar operimin e rregullt në fshatin Krvavi Potok, në jugperëndim të vendit, pranë kufirit me Italinë.

Projekti u zhvillua nga kompania Moja elektrarna dhe përbëhet nga 12,888 panele diellore me fuqi 550 W secili.

Në fazën e parë, parku pritet të prodhojë rreth 8.4 GWh energji elektrike në vit, që mjafton për të furnizuar rreth 2,400 familje në Slloveni. Faza testuese e projektit nisi më 1 prill, ndërsa operimi i rregullt më 1 korrik. Pritet që certifikata e përdorimit të merret deri në shtator.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm në strategjinë kombëtare të Sllovenisë për energji të pastër dhe për reduktimin e varësisë nga burimet fosile.

Moja elektrarna është degë e kompanisë austriake PV-Invest, që ka realizuar edhe projekte të tjera fotovoltaike në rajon.