Home / Vende pune / KEDS: Zyrtar/e për kontrata (1) (SKADUAR)

KEDS: Zyrtar/e për kontrata (1) (SKADUAR)

Titulli i pozitës: Zyrtar/e për kontrata (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgatit draft-kontrata për tender sipas kërkesave dhe specifikimit teknik.
  • Përgatit kontratat përfundimtare sipas ofertës së fituesit.
  • Përgatit amendamentet për kontrata.
  • Përgatit marrëveshjet si memorandumet apo marrëveshjet e bashkëpunimit për kompaninë.
  • Bashkëpunon ngushtë me Zyrën ligjore për përgatitjen e kontratave.
  • Përcjell Sigurimin e ekzekutimit të kontratave dhe afatet e Sigurimit për kontratat e përgatitura.
  • Përgatit dokumentacione për ndërprerjen e kontratës.
  • Merr pjesë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për çdo kontratë.
  • Përgatit Njoftimin mbi nënshkrimin e kontratës për çdo kontratë që nënshkruhet.
  • Përgatit raporte në baza javore apo mujore varësisht nga kërkesa e Udhëheqësit.
  • Përgatit, skenon dhe arkivon në formë fizike dhe elektronike kontratat dhe sigurimet e ekzekutimit në arkivën e Prokurimit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
  • Njohuri Juridike dhe Ekonomike;
  • Të kuptoj, shkruaj dhe flas gjuhët: Shqipe dhe Angleze. Preferohen edhe gjuhët Turke dhe Serbe;
  • MS Office dhe programe të tjera që mund të jenë të nevojshme gjatë punës;
  • Njohuri të Ligjeve të Kosovës, specifikisht Ligjin e Prokurimit;
  • Njohuri të Procedurave të Prokurimit, njohuri administrative dhe të përpilimit të kontratave;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative, analitike dhe kontrolluese;
  • Aftësi për punë ekipore dhe i/e hapur për bashkëpunim;
  • Aftësi për të gjeneruar zgjidhje të efektshme dhe pragmatike të situatave të reja dhe problemeve që paraqiten.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Afati i fundit për aplikim:

  • 08.08.2025

APLIKO