Kompania AHIKOS SH.P.K. në Ferizaj ka përfunduar instalimin e një sistemi fotovoltaik me kapacitet prej 100 kWp, duke iu bashkuar gjithnjë e më shumë bizneseve që po zgjedhin burimet e ripërtëritshme të energjisë si alternativë të qëndrueshme dhe ekonomike.
Sistemi është i tipit On-Grid, i lidhur drejtpërdrejt me rrjetin elektrik, dhe përbëhet nga 182 panele diellore me fuqi prej 550 W secili. Ai është realizuar nga JV Group, një kompani e njohur për instalime të sistemeve solare në Kosovë.
Falë këtij investimi, AHIKOS do të përfitojë ulje të ndjeshme të faturave mujore të energjisë, do të mbrohet nga luhatjet e çmimeve në treg dhe njëkohësisht do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së ndotjes.
Në kohën kur kostoja e energjisë po rritet vazhdimisht, investimi në panele diellore paraqet një zgjedhje të mençur dhe afatgjatë për biznese që synojnë stabilitet financiar dhe përgjegjësi ndaj ambientit. Dielli nuk kushton asgjë — por prodhon energji çdo ditë për ty.