Home / Lajme / Ndërkombëtare / Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familjen pa energji elektrike

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familjen pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë duke shkaktuar ndërprerje të rënda të udhëtimit, ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas The Guardian, zonat më të goditura sot ishin Skocia qendrore dhe veriore ku u lëshua një paralajmërim portokalli dhe autoritetet urdhëruan ndalimin e udhëtimit deri në mbrëmje.

Një paralajmërim u lëshua, në të njëjtën kohë, për Irlandën e Veriut , pjesë të Uellsit të Veriut dhe Anglinë veriore, ku meteorologët folën për “erëra jashtëzakonisht të forta dhe potencialisht shkatërruese dhe  më shumë se 10,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat e huaja.

Vlen të përmendet se Shërbimi Meteorologjik Britanik raportoi se erërat me shpejtësi 170 kilometra në orë goditën Malësitë , ndërsa në zonat e populluara ato arritën deri në 144 kilometra në orë.