Home / Lajme / Kosova / Shkëmbim ekspertizash mes operatorëve nga Kosova dhe Shqipëria në sektorin e energjisë

Shkëmbim ekspertizash mes operatorëve nga Kosova dhe Shqipëria në sektorin e energjisë

KESCO, në bashkëpunim me KEDS, pati nderin të mirëpresë delegacionin e OShEE Group – operatorit të sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit në Shqipëri – në kuadër të një vizite pune me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ekspertizës profesionale ndërmjet palëve.

Diskutimet u fokusuan kryesisht te vetëprodhuesit nga burimet e rinovueshme, të cilët po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në treg. Përfshirja e tyre kërkon një qasje të koordinuar mes aktorëve kryesorë – furnizuesve, operatorëve të shpërndarjes dhe institucioneve rregullatore.

Me KESCO-n si furnizues, u zhvilluan edhe diskutime të thelluara mbi përvojat e të dy operatorëve në tregun e lirë të energjisë, sfidat dhe mundësitë për avancim, duke përfshirë edhe rolin e prosumatoreve në këtë treg.

Ky shkëmbim i vlefshëm i përvojave dhe praktikave mes operatorëve të Kosovës dhe Shqipërisë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndarjes së njohurive në rajon dhe zhvillimit të tregjeve moderne, me fokus në eficiencë, transparencë dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

Falënderojmë OShEE Group për angazhimin dhe bashkëpunimin e frytshëm. Jemi të bindur se ky është vetëm fillimi i një dialogu afatgjatë dhe me vlerë për të dy sistemet tona.