Njoftohen qytetarët se më 14 korrik 2025, nga ora 05:00 deri në 08:00, KOSTT do të realizojë shkyçjen e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin Fushë Kosova, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për intervenimin në mbrojtjen diferenciale të këtij transformatori.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga Nënstacioni Fushë Kosova do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për një kohëzgjatje prej 3 orësh.
Reduktimi i parashikuar i ngarkesës: 10 – 14 MW.
Punimet janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.