Home / Lajme / Kosova / Afati për liberalizimin e tregut të energjisë mbetet 16 gusht, pas kësaj date bizneseve pa kontrata u shkyçet rryma

Afati për liberalizimin e tregut të energjisë mbetet 16 gusht, pas kësaj date bizneseve pa kontrata u shkyçet rryma

Autoritetet e energjisë kanë konfirmuar se data 16 gusht mbetet afati përfundimtar për përfundimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për bizneset.

Pas kësaj date, çdo konsumator që hyn në kategorinë e tregut të hapur dhe nuk ka nënshkruar kontratë me një furnizues të zgjedhur, do të shkëputet automatikisht nga rrjeti.

Ky hap është pjesë e reformës së nisur disa vite më parë, e cila synon t’i japë fund furnizimit me çmime të rregulluara dhe t’i mundësojë bizneseve të zgjedhin ofertat më konkurruese në treg.

Autoritetet rikujtojnë se nuk do të ketë shtyrje të afatit, dhe u bëjnë thirrje bizneseve që ende nuk kanë vepruar, të nënshkruajnë kontratat sa më shpejt për të shmangur ndërprerjet e furnizimit.