Home / Lajme / Rajoni / Ministrja Balluku: Shqipëria gati për furnizimin me energji në zonat e prekura nga zjarret

Ministrja Balluku: Shqipëria gati për furnizimin me energji në zonat e prekura nga zjarret

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh në disa zona të vendit, të cilat kanë shkaktuar jo vetëm dëme në mjedis, por edhe probleme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Ministrja Balluku deklaroi se ekipet janë të gatshme për të ndërhyrë menjëherë në zonat e prekura.

Strukturat e grupeve të emergjencës së Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) në Shqip%ri janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë intensivisht në terren për të garantuar furnizimin me energji elektrike në zonat e prekura nga zjarret, deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkruan “ATSH”.

Ajo bëri të ditur se ekipet e specializuara janë angazhuar maksimalisht për të ndjekur nga afër situatën dhe për të ndërhyrë aty ku nevojitet, sidomos në ato zona ku për shkak të flakëve është rrezikuar infrastruktura energjetike.

Sipas saj, vëmendje e shtuar po i kushtohet veçanërisht objekteve dhe linjave 110/35 kV, të cilat për shkak të afërsisë me vatrat e zjarrit, kërkojnë ndërhyrje të kujdesshme dhe të koordinuar nga ekipet e elektricistëve në terren.