Home / Lajme / Mjedisi / ProCredit Bank prezanton kalkulatorin e parë të CO₂ për bizneset në Kosovë

ProCredit Bank prezanton kalkulatorin e parë të CO₂ për bizneset në Kosovë

ProCredit Bank ka bërë një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së biznesit të qëndrueshëm në Kosovë, duke lansuar kalkulatorin e parë të CO₂ për bizneset.

Ky mjet inovativ mundëson matjen e emetimeve të gazrave serrë nga aktivitetet e tyre dhe është zhvilluar bazuar në standardet ndërkombëtare GHG Protocol dhe udhëzimet e IPCC, duke siguruar saktësi dhe besueshmëri në vlerësimin e ndikimit mjedisor.

Llogaritja e emetimeve të CO₂ është e nevojshme për të kuptuar se cilat janë burimet kryesore të ndotjes dhe sa gazra prodhojnë bizneset. Kjo u mundëson atyre të marrin vendime të informuara për reduktimin e ndikimit, të përmirësojnë praktikat e punës dhe të kontribuojnë në një ekonomi më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në Kosovë.

Kalkulatori i CO₂ lejon bizneset të identifikojnë burimet kryesore të ndotjes, të gjenerojnë raporte të detajuara dhe të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e aktiviteteve të tyre. Ky nuk është vetëm një mjet teknik, por një standard global që ndihmon organizatat të matin dhe menaxhojnë ndikimin e tyre mjedisor me saktësi.

Me këtë iniciativë, ProCredit Bank konfirmon se biznesi dhe mjedisi janë prioritet dhe ofron një mjet që nxit veprime konkrete për një të ardhme më të qëndrueshme.