Njoftohen qytetarët se më 28 gusht 2025, nga ora 06:00 deri në ora 07:00, do të realizohet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin Fushë Kosova, për të krijuar kushte të sigurisë gjatë intervenimit në mbrojtjen diferenciale të këtij transformatori.
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë konsumatorët që furnizohen nga Nënstacioni Fushë Kosova do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për rreth 1 orë.
Reduktimi i parashikuar i ngarkesës është 9 MW.
Punimet janë të domosdoshme për të rritur sigurinë dhe besueshmërinë e operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a. kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe institucioneve për këtë ndërprerje të përkohshme.