Home / Lajme / Energjia e ripërtëritshme / Shehu: Juniku bëhet me Park Solar

Shehu: Juniku bëhet me Park Solar

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka shpërfaqur planet për dy projekte solare në komunën që udhëheq. Bëhet fjalë për projektet “Parku Solar Juniku A dhe B”.

Në komunën e Junikut po synohet ndërtimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet prej 100 MW dhe ka një vlerë investimi prej rreth 42 milionë euro.

Kryetari Shehu ka bërë të ditur se ky impiant do të ketë ndikim të konsiderueshëm në disa fusha kyçe: do të sigurojë energji elektrike të pastër me efekte minimale mbi mjedisin, do të krijojë mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për kontraktorë e furnitorë vendorë, si dhe do të rrisë kapacitetin e prodhimit vendor të energjisë për të ulur varësinë nga burimet tradicionale.

Shehu shton se “Parku Solar Juniku A dhe B” do të sjellë stabilitet energjetik për Kosovën dhe do të shërbejë si model i frymëzimit për projekte inovative të një niveli të ngjashëm në të ardhmen. Projekti, sipas tij, është vetëm fillimi i angazhimit të komunës për zhvillimin e një Juniku më të pastër, më të gjelbër dhe më të avancuar.

Ky zhvillim ka potencialin të ndryshojë panoramën energjetike lokale duke sjellë përfitime të prekshme për komunitetin dhe duke forcu