Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative më datë 10-09-2025 shpall konkurs pune:
Analist/e
Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative • Prishtinë ,Prishtinë
- Full time
- Numri pozitave: 1
- Data e publikimit: 10-09-2025
- Data e skadimit: 21-09-2025
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve, duke ofruar informacion dhe përkujdesje të duhur për secilin rast.
- Regjistron të dhënat e ankesave, i përcjell ato tek personat përgjegjës dhe përgatit kontratat për shërbime, duke i evidentuar në sistemin përkatës.
- Komunikon me konsumatorët nëpërmjet telefonit dhe e-mailit, duke ofruar përgjigje profesionale për çdo kërkesë.
- Bashkëpunon ngushtë me stafin si dhe përgatit raporte ditore dhe javore për kontratat, ankesat dhe vendimet e marra.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Përgatitja universitare drejtimi Elektroteknik, Ekonomik ose Juridik;
- Preferohet 1 vit përvojë pune në fushë të ngjashme;
- Të kuptoj, shkruaj dhe flasë gjuhën shqipe (preferohet gjuha angleze);
- MS Office dhe programet tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
- Të ketë aftësi të mira të shkathtësive të buta.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.