Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative • Prishtinë, Prishtinë
- Orari: Full time
- Numri pozitave: 4
- Data e publikimit: 10-09-2025
- Data e skadimit: 21-09-2025
Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i shërbimit për konsumatorë, Tarifa dhe çështje rregullative më datë 10-09-2025 shpall konkurs pune:
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Pranon thirrje nga konsumatorët dhe palët e tjera për prishjet në rrjet, kërkesat dhe ankesat lidhur me shërbimet, duke ofruar udhëzimet dhe informacionet e nevojshme.
- Evidenton rastet e raportuara në aplikacionin përkatës dhe përcjell informatat menjëherë tek përgjegjësit përkatës.
- Në raste emergjente, njofton sa më shpejt Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes në Distrikt për ndërhyrje.
- Siguron saktësinë e të dhënave, raporton sipas nevojës dhe bashkëpunon ngushtë me përgjegjësit përkatës për informimin e konsumatorëve.
Kërkesat dhe kualifikimet
- Shkolla e mesme: teknike – drejtimi energjetikë, ekonomike apo juridike;
- Preferohet 1 vit pune në fushë të ngjashme;
- Të kuptojë, shkruaj dhe flasë gjuhën shqipe (preferohet gjuha angleze);
- MS Office dhe programet tjera që mund të nevojiten gjatë punës;
- Aftësinë që të arrijë afatet kohore
- Të ketë aftësi të mira të shkathtësive të buta.
Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:
- CV
- Diplomën e kualifikimit
- Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
- Certifikata të trajnimeve të ndjekura
Shënime të Rëndësishme
- KESCO beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.