Home / Lajme / Rajoni / Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për kontrollin e emisioneve industriale, synohet mjedis më i pastër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për kontrollin e emisioneve industriale, synohet mjedis më i pastër

Ligji për kontrollin e emisioneve industriale është miratuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij ligji planifikohet mjedis më i pastër, transmeton Portalb.mk.

“Me ligjin parashikohen kushte më të rrepta pune, ulje e emisioneve të lejuara, si dhe monitorim i detyrueshëm i ndotjes përmes laboratorëve të akredituar. Ligji do të sjellë ajër, ujë dhe tokë më të pastër, më pak mbetje dhe
mbrojtje më të mirë të shëndetit”, deklaruan nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Ministria vlerësoi që përmes këtyre ndryshimeve ligjore, teknikat industriale do të harmonizohen me standardet mjedisore evropiane, pasi ka marrë edhe mbështetje nga Bashkimi Evropian.

“Përfitimet kryesore nga ligji: mjedis më i pastër dhe shëndet më i mirë për qytetarët, standardet mjedisore të detyrueshme për industrinë, parimi i qartë “ndotësi paguan”, transparencë dhe përfshirje e publikut në proceset vendimmarrëse dhe kontroll inspektues efikas dhe sanksione për mosrespektim”, deklaroi Ministria, duke theksuar se me këto ndryshime do të ketë menaxhim më të mirë të ndotjes.