Sot, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, priti në zyrën e tij përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadës Gjermane, bankës KfW dhe agjencisë GIZ.
Në takim u diskutuan prioritetet e Ligjit të ri për Mbeturina, projektet për rehabilitimin e deponive ekzistuese, si dhe ndërtimi i qendrave të reja rajonale për ndarjen e mbeturinave.
Ministri Durmishi theksoi se menaxhimi i mbeturinave mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe të mandatit të tij, duke shtuar se me reformën ligjore tashmë të nisur dhe me rritjen e financimit, synohet një zbatim i qëndrueshëm dhe përmirësim i dukshëm i këtij sektori në Kosovë.