Pas heqjes së një moratoriumi 35-vjeçar, Serbia zyrtarisht ka hyrë në negociata me Rosatom-in rus për ndërtimin e centralit të saj të parë bërthamor.
Edhe pse në lojë janë edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, oferta ruse shquhet si opsioni më premtues për sigurimin e të ardhmes së saj energjetike, shkruan vecernji.hr.
Serbia ka filluar negociata konkrete me korporatën shtetërore ruse Rosatom për një projekt ndërtimi të një centrali bërthamor, konfirmoi ambasadori serb në Rusi Momçilo Babic. “Po flasim seriozisht me Rosatom dhe mendoj se nuk ka kompani më të mirë në botë për ndërtimin e një centrali bërthamor. Jam i sigurt se do të ketë përparim sepse kemi nevojë për energji elektrike”, tha Babic.
Në gusht të vitit 2025, Ministrja e Energjisë Dubravka Dedovic Handanovic theksoi se vendi ishte larg ndërtimit të mundshëm, por deklaratat e ambasadorit Babic tregojnë një përshpejtim të ndjeshëm të negociatave.