Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE nis trajtimin e rreth 250 aplikuesve nga lista e pritjes

FKEE nis trajtimin e rreth 250 aplikuesve nga lista e pritjes

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka njoftuar se do të vazhdojë me trajtimin e rreth 250 aplikuesve të fundit nga lista e pritjes së thirrjes së kaluar publike për subvencione.

Kjo është bërë e mundur falë fondeve të mbetura në dispozicion të FKEE-së dhe rialokimit të një pjese të mjeteve nga Ministria e Ekonomisë, në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për Kosovën. Për këtë kontribut, institucioni ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe BE-në.

Sipas njoftimit, përfituesit do të kontaktohen përmes e-mailit të regjistruar në platformën e-Kosova, duke marrë letrat e para-aprovimit. Procesi do të zhvillohet sipas parimit “i pari aplikues, shërbehet i pari”.

FKEE ka kërkuar nga qytetarët që të reagojnë menjëherë pas pranimit të njoftimit, në mënyrë që rastet të procesohen në kohë dhe punimet të përfundojnë brenda afatit ligjor, që është 31 dhjetor 2025.