Home / Lajme / Kosova / Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për mbështetje të projekteve të OJQ-ve në fushën e energjisë dhe TIK

Shtyhet afati për aplikim në thirrjen për mbështetje të projekteve të OJQ-ve në fushën e energjisë dhe TIK

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se afati për aplikim në Thirrjen Publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare (OJQ) në fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është shtyrë edhe për pesë ditë nga data e sotme.

Kjo shtyrje synon të ofrojë më shumë kohë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke siguruar një proces më gjithëpërfshirës dhe më të qetë për të gjitha organizatat e interesuara.

Ministria fton OJQ-të që të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda periudhës së përcaktuar.