Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me KEDS-in, sot ka nisur praktikisht zgjidhja e një problemi të madh me energjinë elektrike për rreth 500 familje në lagjen “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec.
Në këtë zonë është vendosur një trafo e re dhe është përforcuar rrjeti distribues, duke i dhënë fund një çështjeje të kahmotshme për banorët.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se ky është një lajm i shumëpritur për qytetarët dhe se ai ka qenë personalisht i përfshirë në gjetjen e kësaj zgjidhjeje, e cila ka kërkuar shumë kohë dhe angazhim.
“Urime qytetarëve,” u shpreh Latifi, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë lagje.