Home / Lajme / Makinat elektrike / Autobus pa shofer’, Spanja prezanton mjetin 100% elektrike

Autobus pa shofer’, Spanja prezanton mjetin 100% elektrike

Spanja ka prezantuar minibusin e pare autonom pa shofer, mjeti është 100% elektrik dhe ka nje kapacitet per 12 pasagjere.

Kryeqyteti spanjoll ka prezantuar autobusin e parë autonom (pa shofer).

Minibusi, i cili është prodhuar në Spanjë, dhe leviz në parkun Casa de Campo që prej 15 shtatorit si pjesë e një projekti pilot të Ndërmarrjes Komunale të Transportit (EMT).

Minibusi ka nje kapacitet për 12 pasagjerë, operon nga e hëna në të premte midis orës 12:00 dhe 17:00, duke përshkuar një itinerar  prej 1.8 kilometrash me gjashtë stacione.

 Shërbimi është falas dhe do të jetë i disponueshëm deri më 24 tetor.

Entuziazmi ka qenë i dukshëm që në ditët e para: pasagjerët që e provuan treguan emocionet e udhëtimit me një autobus pa shofer.

Mjeti është 100% elektrik. Qëllimi i EMT nuk është të zëvendësojnë shoferët, por të të plotësojë transportin publik. Në vende të tjera të Evropës, mungesa e drejtuesve profesionistë është një sfidë gjithnjë e më e madhe.

Qytete evropiane si Parisi, Stokholmi dhe Hamburgu po eksperimentojnë  me keto minibus elektrik.

Minibusi njeh rrugët, semaforët, çiklistët dhe këmbësorët, dhe vendos vetë kur të përshpejtojë, frenojë ose kthejë.

Përveç kësaj, në bord është gjithmonë një operator sigurie.  Roli i tij është të monitorojë udhëtimin dhe të veprojë në rast emergjence, qoftë duke hapur dyert ose duke frenuar manualisht.