Home / Njoftime / Mësoni se ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve këtë vikend (27-28.09.2025)

Mësoni se ku do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve këtë vikend (27-28.09.2025)

Për shkak të investimeve, punimeve të domosdoshme dhe të atyre nga palët e treta në rrjet, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione këtë të shtune dhe të diele.

27 Shtator 2025

Rajoni i Prishtinës

Punime nga pala e tretë

1.
Nga TS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Montingu-Bërnicë (kodi: 15019007) nga ora 10:00 deri 15:00.
Vendet: Berrnica,NSH Monting,Noti, Enver Ahmeti “Monting, Ekrem Qarolli”NewPremix”, NTP “Dalma”-Mentor Avdyli, -Ismajl Jakupaj N.T.P.”MEDRUPLAST”, Gëzim Zhdrella N.P.Sh.Termopan”,
Arsyeja: Sistemi Hyrje-Daljes sipas PEE.

Rajoni i Mitrovicës

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Qytet e fshatra (kodi: 73000003) në dy termine nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 14:00 deri 14:30.
Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.
Arsyeja: Ndarja e urave

2.
Nga TS 110/10 [kV] Vushtrria 2
Nga dalja 10 [kV] Qytet e fshatra do të ndërprehet:
TS 10/04[kV] Podranq e re (kodi: 73000003023) prej orës 09:00 deri në ora 14:30
Vendet: Podranq
Arsyeja: Projekte investive, Nderrimi i AS-it ne TS Pogranq e Re

28 Shtator 2025

Rajoni i Gjakovës

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 35/10 [kV] Gjakova I do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 08:00 deri 17:00
Vendet: Fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor, Skivjan
Arsyeja: Projekte Investive, nderrimi i shkarkuesve dhe ndaresave.

Rajoni i Gjilanit

Punime nga palët e treta

1.
Nga TS 110/35/10 [kV] Gjilani 1 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Përlepnica (kodi: 60062002) nga ora 10:00 deri 14:00.
Vendet: Prelepnica Progres,Tafa, Pro Eng, Remi, Kosova Komerc,Kafja e Bunarit, Evropa, sera, T.S. Privat fshat.Kmetovac Kabi, Planeti, , T.S Repetitor – Maja e gjelbert, Prelepnica, Kosaqi,Silova ,Muhaxheri
Arsyeja: Vendosja e shtyllave sipas projektit te aprovuar me PEE.