Kryeministri hungarez Viktor Orban bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Trump për disa çështje, duke përfshirë edhe sigurinë energjetike në Evropën Qendrore, deklaroi mbrëmë vonë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në një video të publikuar në Facebook.
Kryeministri hungarez Viktor Orban bisedoi në telefon me presidentin amerikan Donald Tramp për disa çështje, duke përfshirë edhe sigurinë energjetike në Evropën Qendrore, deklaroi mbrëmë vonë shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto, në një video të publikuar në Fejsbuk.
Pas takimit me homologun e tij rus, ministrin e Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju Jork, Sijarto tha se furnizimi me energji i Hungarisë nuk mund të garantohet pa importin e gazit dhe naftës ruse, raportuan sot mediat britanike.
Sijarto para dy ditësh deklaroi për Guardian se Hungaria nuk do të ndalojë importin e energjisë nga Rusia, duke shtuar se vendi i tij nuk mund të sigurojë furnizim të sigurt me energji pa burimet ruse dhe se ata e “kuptojnë” thirrjen e Trampit drejtuar vendeve të NATO-s dhe BE-së që të ndalojnë importin e energjisë nga Rusia.
Sipas tij, rrugët alternative, siç është tubacioni Adria përmes Kroacisë, nuk janë të mjaftueshme për të zëvendësuar naftësjellësin Druzhba, rruga kryesore e naftës ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.