Home / Lajme / Kosova / Çfarë duhet të dini rreth skemës së fundit mbështetëse për biznese?!

Çfarë duhet të dini rreth skemës së fundit mbështetëse për biznese?!

Ministria e ekonomisë ka publikuar udhëzues rreth Skemës së Granteve për Energji të Pastër për bizneset prodhuese.

Këtë udhëzues mund ta gjeni duke ndjekur linkun, ndërsa aplikimi mund të bëhet nga kjo javë përmes platformës e-Kosova.

Kjo mbështetja do të jetë në deri në 25 mijë euro për biznes, dhe e financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe zbatuar nga KIESA/MINT, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

Cilat ndërmarrjet të cilat mund të aplikojnë?

Sipas udhëzimeve të ministrisë të gjitha bizneset e interesuara mund të informohen rreth kësaj thirrje publike, duke shqyrtuar me kujdes kriteret dhe kushtet e përcaktuara në udhëzues.

Mirëpo kjo skemë mbështetëse është e dizajnuar për bizneset prodhuese dhe përpunuese që duan të investojnë në teknologji të gjelbra, të rrisin efiçiencën e energjisë dhe të kontribuojnë në tranzicionin drejt energjisë së pastër.

Një ndërmarrje duhet të plotësoj një nga kriteret e mëposhtme për të aplikuar në këtë thirrje:

  • Të jetë ndërmarrje mikro, e vogla ose e mesme (NMVM), apo të jetë ndërmarrje e madhe që përfitojn nga tarifat e rregulluara të energjisë elektrike (operon në treg të hapur);
  • Të ketë prodhimin ose përpunimin si aktivitet primar ose sekondar,

Si është e organizuar skema mbështetëse?

Skema e Granteve për Energji të Pastër zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta publike, të cilat përfshijnë masat e mëposhtme:

  • Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike. / SHKARKO UDHËZUESIN
  • Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve. / SHKARKO UDHËZUESIN
  • Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit. / SHKARKO UDHËZUESIN

Brenda kësaj skeme do të përkrahen bizneset në:

  • Sisteme solare për prodhim të energjisë elektrike,
  • Sisteme solare për ngrohjen e ujit,
  • Efiçiencën e energjisë përmes investimeve në izolim të ndërtesave,
  • Bateri për sisteme solare FV, si dhe
  • Shndërrues frekuencor për të rritur efiçiencën e pajisjeve që prodhuesit tashmë i kanë në përdorim.

Nëse një biznes zbaton një nga masat e përfshira në këtë skemë do të përfitojnë mbështetje deri në 20,000€. Kurse nëse aplikohen masa të kombinuara, bizneset mund të përfitojnë deri në 25,000€.

Përveç financimit, skema do të ofrojë edhe ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike për përfituesit, duke siguruar që investimet të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata.