KESCO ka nënshkruar marrëveshje furnizimi me një nga zinxhirët më të mëdhenj dhe më të besueshëm të tregtisë në Kosovë – Viva Fresh, duke forcuar më tej pozitën e saj si lider në tregun e hapur të energjisë.
Kjo marrëveshje përfshin ofertat e reja të paketave të energjisë Premium, të dizajnuara për t’u përshtatur me nevojat e bizneseve që kërkojnë stabilitet, besueshmëri dhe shërbim të personalizuar. Përmes këtij partneriteti, Viva Fresh do të përfitojë furnizim të qëndrueshëm dhe efikas, duke mbështetur operimet e saj të përditshme me energji cilësore dhe të qëndrueshme.
Ky bashkëpunim tregon përkushtimin e KESCO-s për të qenë partner strategjik i bizneseve vendore, duke ofruar zgjidhje energjetike moderne që përputhen me standardet më të larta të shërbimit dhe sigurisë, thuhet në komunikatën e kompanisë.