Home / Lajme / Kosova / OEGJK dhe FKEE thellojnë bashkëpunimin për mbështetjen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë

OEGJK dhe FKEE thellojnë bashkëpunimin për mbështetjen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë

Përfaqësues të Organizatës së Energjisë së Gjeneruesve të Kosovës (OEGJK) u takuan me ekipin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), ku u diskutua zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe mënyrat e mbështetjes për bizneset që tashmë veprojnë në tregun e liberalizuar të energjisë.

Gjatë takimit, FKEE prezantoi propozime konkrete për lehtësimin e këtij procesi, me qëllim që bizneset të përballen me sa më pak vështirësi gjatë tranzicionit dhe të kenë përkrahjen e duhur për të operuar me efikasitet në një treg konkurrues dhe të qëndrueshëm.