Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Fshatrat e Ferizajt telashe me rrëzimin e shtyllave elektrike

Fshatrat e Ferizajt telashe me rrëzimin e shtyllave elektrike

Gazetarja Qliresa Hasani sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova bëri të ditur se në disa fshatra të komunës së Ferizajt janë rrëzuar shtyllat elektrike, si pasojë e erërave të forta.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e kësaj, banorët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

“Gjatë ditëve të fundit ka pasur probleme me shtyllat elektrike dhe rrjedhimisht edhe me mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të qytetit të Ferizajt”.

“Të enjten pas reshjeve të shiut dhe erërat të forta janë rrëzuar telat e rrymës, duke e lënë Komogllavën për më shumë se 15 orë pa energji elektrike”, u shpreh tutje Hasani.

/Klankosova.tv