Home / Lajme / Ndërkombëtare / Rreziku i ndërprerjes së energjisë në Britani, më i ulëti në gjashtë vite

Rreziku i ndërprerjes së energjisë në Britani, më i ulëti në gjashtë vite

Britania është më pak e rrezikuar nga ndërprerjet e energjisë gjatë dimrit sesa në çdo periudhë tjetër të gjashtë viteve të fundit, njofton Operatori Kombëtar i Sistemit të Energjisë (NESO).

Sipas NESO-s, rreziku më i ulët prej dimrit 2019-2020, para pandemisë, arrihet falë rritjes së kapacitetit të baterive për ruajtjen dhe përdorimin e energjisë së tepërt nga burimet e rinovueshme si farma e erës, si dhe nga kablli i ri nëndetar që lidh Britaninë me Irlandën dhe funksionon që nga prilli.

Sot, diferenca mes kërkesës dhe furnizimit me energji është sa tri termocentrale me gaz më shumë se viti i kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, energjia e rinovueshme tejkaloi për herë të parë prodhimin me qymyr në botë. Në Britani, 54.5% e energjisë u prodhua nga burime si dielli dhe era në tremujorin e parë të vitit.

Ekspertët thonë se kjo do të ndihmojë edhe në uljen e faturave, pasi Britania nuk do të jetë më kaq e varur nga tregjet e naftës dhe gazit, të cilat janë të paqëndrueshme pas luftës në Ukrainë.

Megjithatë, Operatori Kombëtar i Sistemit paralajmëron se në fillim të dhjetorit dhe mes të janarit priten disa ditë me furnizim të kufizuar, kur do të kërkohet nga furnizuesit që të rrisin prodhimin.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com