Drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, Mario Holzner, po merr pjesë në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në panelin e këtij forumi: “Mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e ri gjeopolitik”, Holzner tha se performanca e rritjes ekonomike në rajon në krahasim me të kaluarën ka qenë shumë e madhe.
“Vitet e fundit kemi parë një rajon që po shfaq një performancë të jashtëzakonshme ekonomike dhe për këtë ka tre shpjegime paradoksale. Në aspektin global, ku ndodhemi sot, po zhvillohet një luftë tregtare mes fuqive të mëdha ekonomike. Në këtë kontekst, për rajonin nuk ka qenë domosdoshmërisht gjë e keqe që nuk është plotësisht i përfshirë në zinxhirët globalë të vlerës,” theksoi Holzner.
“Sot, për shembull, vende si Sllovakia, që janë shumë të varura nga eksportet, sidomos në industrinë e makinave, kanë pasur rritje të ulët ekonomike. Kjo ndodh sepse ato ndikohen menjëherë nga tensionet dhe krizat tregtare ndërkombëtare. Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë aq të ekspozuara ndaj këtyre zinxhirëve tregtarë, po tregojnë një qëndrueshmëri më të madhe. Kjo është arsyeja pse themi se kemi një paradoks: megjithëse rajoni nuk është aq i hapur ndaj tregtisë globale, performanca e tij ekonomike ka qenë më e mirë se në disa vende të integruara plotësisht në tregun botëror”, shtoi ai.
Së dyti, vijoi Holzner, situata demografike është shumë e komplikuar dhe shumë e vështirë në të gjithë Europën, ka një tendencë të tkurrjes së popullatës në moshë pune. E gjitha kjo gjë është shumë më e vështirë në Ballkanin Perëndimor.
“Por, pozitivisht së paku po të mendojmë ka një rritje të shpejtë të pagave, që është një shtyllë e rëndësishme e rritjes ekonomike dhe shpresojmë që kjo do të shoqërohet me investime. Mënyra sesi këto trysni nga tregu i punës veprojnë si një element që nxit produktivitetin për investimet në pjesën e robotizimit dhe automatizimit, mund të përdoren si mundësi dhe për të përfituar sa më shumë. Sigurisht, po nuk përfituat do të jetë një situatë shumë e vështirë, por ky është paradoksi i dytë”, nënvizoi Holzner.
Sipas tij, paradoksi i tretë është që rajoni i Ballkanit Perëndimor u fut me vonesë në pjesën e modelit që nxitet nga investimet e huaja direkte.
“Këto investime tani po vijnë fuqishëm në rajon. Po të shikojmë përqindjet e GDP-së shikojmë që ky rajon ka një dyfishim ose mbidyfishim të prurjeve të tyre, si përqindje të GDP-së, 4-6% në vit dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Dhe ka fonde që hyjnë tek investimet dhe ndihmojnë në sigurimin e garantimin e qëndrueshmërisë së rritjeve të këtyre investimeve që shikojmë aktualisht”, tha Holzner.
Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, shtoi Holzner, shikojmë që këto prurje të këtyre fondeve në rajon kanë ardhur duke u tkurrur dhe ky është një aspekt pak problematik, tek i cili ne duhet të përqendrohemi.
“Por gjithashtu duhet të fokusohemi tek mundësitë e reja për investime, të cilat kanë një rëndësi të posaçme dhe këtu struktura është shumë e përshtatshme për Ballkanin Perëndimor”, tha Holzner.
Holzner u shpreh se periudhën e fundit kemi parë që sektori më i rëndësishëm për investime të reja në rajon i takon fushës të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, programimit.
“Ky potencial i jashtëzakonshëm teknologjik që dëgjuam dhe përpara dy orësh, të gjithë laureatët e çmimeve Nobel që kemi parë në fushën e ekonomisë shikojmë se është baza e teknologjisë për një rritje ekonomike afatgjatë. Nëse të gjitha këto mund të përdoren, se zgjerohen në mënyrë të vazhdueshme, kjo do të ishte e jashtëzakonshme. Një fushë tjetër për investime të reja është energjia e rinovueshme. Dëgjuam nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që kjo është baza e konkurrueshmërisë dhe në të gjithë Europën duhet të investojmë tek energjia e rinovueshme”, theksoi Holzner.
Jo thjesht dhe domosdoshmërisht për aspektet e energjisë së gjelbër, vijoi ai, por duke qenë se kjo është energjia më pak e kushtueshme, me pak kosto, Kina po prodhon të gjithë përbërësit për të gjitha fermat apo parqet e erës dhe po i shet ato nën koston e prodhimit, ky është momenti që Kina po subvencionon këtë kalim të gjelbër.
Më tej Holzner u ndal te procesi i armatimit në kontinentin e Europës.
“I gjithë ky proces po krijon mundës. Po të shikojmë prodhimin industrial në Gjermani në fushën e armatimit dhe municioneve shifrat e fundit që dolën në gusht krahasohen me shifrat e kulmit të luftës së parë të ftohtë në fund të viteve ’80. Këto tani janë 100% mbi nivelin e atyre shifrave që kanë çuar në këtë proces”, tha Hozner.