Volkswagen Group ka regjistruar një rritje të lehtë të shitjeve gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, duke arritur në 6,6 milionë automjete të shitura globalisht.
Rritja prej 1.2% vjen kryesisht falë kërkesës në rritje për modelet Skoda, Seat dhe Cupra, edhe pse shitjet janë dobësuar në Kinë dhe Amerikën e Veriut.
Marka Volkswagen vetë ka shënuar një rritje prej 2.8%, duke arritur në 3.49 milionë njësi, ndërsa Skoda ka bërë një hap të madh me 14.1% më shumë shitje, ose 765,700 automjete. Edhe Seat dhe Cupra kanë ndjekur trendin pozitiv, me 4.1% rritje në total.
Në anën tjetër, markat luksoze të grupit kanë pësuar rënie: Audi -4.8%, Bentley -2%, Lamborghini -3.2% dhe Porsche -6%.
Tregjet e Kinës dhe Amerikës së Veriut kanë qenë më problematiket, me ulje përkatësisht prej 4% dhe 7.8%.
Megjithatë, segmenti i automjeteve elektrike po e kompenson këtë rënie: shitjet e modeleve me bateri janë rritur me 42%, duke arritur në 717,500 njësi, ndërsa hibridet plug-in janë rritur me 55%.
Rritja më e fortë është shënuar në Evropë (+78%) dhe në SHBA (+85%).
/Telegrafi