Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka nisur rrugëtimin drejt digjitalizimit të plotë të proceseve të tij, përmes zhvillimit të një softueri modern për menaxhimin e granteve dhe skemës kthyese.
Ky sistem do të përfshijë mekanizmat financiarë ekzistues dhe të rinj, duke rritur ndjeshëm lehtësinë dhe shpejtësinë e qasjes për përfituesit.
Ky proces po realizohet me mbështetjen e LuxDev, Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, dhe ka për qëllim të përmirësojë eficiencën, transparencën dhe aksesin e qytetarëve në shërbimet që ofron fondi.
Përveç zhvillimit të sistemit digjital, mbështetja e LuxDev përfshin edhe përgatitjen e planit trevjeçar të biznesit, trajnime profesionale për stafin si dhe zhvillimin e mekanizmave të rinj financiarë për të nxitur investime nga sektori privat në projekte për energji të ripërtëritshme dhe efiçiencë energjetike.



