Home / Lajme / Kosova / Aktivizohet koogjenerimi, ngrohtorja në Gjakovë ka filluar punën

Aktivizohet koogjenerimi, ngrohtorja në Gjakovë ka filluar punën

Në Gjakovë është vënë në funksion për herë të parë sistemi i kogjenerimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe eficiencës së furnizimit me energji.

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka njoftuar se Ngrohtorja e Qytetit ka filluar sezonin e ngrohjes më 9 tetor dhe, krahas prodhimit të nxehtësisë, tashmë ka nisur edhe prodhimi i energjisë elektrike me kapacitet mesatar prej 1.2 MWh.

Sipas tij, ngrohtorja do të operojë me të gjitha kapacitetet deri më 15 prill, duke ofruar shërbim më të qëndrueshëm për konsumatorët dhe duke rritur pavarësinë energjetike të qytetit.

Ky është një nga zhvillimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë komunale në Kosovë, pasi përfshirja e kogjenerimit – prodhimi i kombinuar i energjisë termike dhe elektrike – ndihmon në përdorim më eficient të karburanteve dhe në reduktimin e humbjeve të energjisë.