Home / Lajme / Ndërkombëtare / SHBA thirrje Japonisë: Ndaloni blerjen e gazit natyror nga Rusia

SHBA thirrje Japonisë: Ndaloni blerjen e gazit natyror nga Rusia

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent nënvizoi se ka biseduar me Ministrin japonez të Financave Katsunobu Kato, i cili ndodhet për vizitë në Uashingtonin, dhe i shprehu atij “pritjen e qeverisë (amerikane) që Japonia do të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia”.

Administrata e Trump dëshiron që Japonia të ndalojë importin e produkteve energjetike nga Rusia. Kështu është shprehur Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, i cili bëri thirrje që India do t’i japë fund blerjeve të naftës nga Moska.

Përmes një postimi në X Besant nënvizoi se ka biseduar me Ministrin japonez të Financave Katsunobu Kato, i cili ndodhet për vizitë në Uashingtonin, dhe i shprehu atij “pritjen e qeverisë (amerikane) që Japonia do të ndalojë importimin e energjisë nga Rusia”.

Megjithatë pavarësisht kësaj Japonia ka përsëritur shpesh se nuk planifikon të ndalojë blerjen e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) për arsye të sigurisë energjetike. Kombi aziatik mori rreth 8% të importeve të tij të LNG-së nga Rusia vitin e kaluar.