Home / Lajme / Kosova / KOSTT mbështet edicionin e 3-të të CIGRE në Kosovë

KOSTT mbështet edicionin e 3-të të CIGRE në Kosovë

KOSTT ka mbështetur konferencën e 3-të të CIGRE Kosovë në Prishtinë. Për tre ditë me radhë, konferenca mbledh profesionistë të sektorit të energjisë nga vendi dhe rajoni, me fokus në tema teknike të sistemeve elektroenergjetike dhe praktikat më të mira të transmetimit, shpërndarjes dhe integrimit të burimeve të reja të energjisë.

Për të trajtuar zhvillimet dhe sfidat në Sistemin e Transmisionit të Republikës së Kosovës, në panelin e parë të diskutimit po merr pjesë U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Shaban Neziri. Gjithashtu, punonjësit e KOSTT do të prezantojnë punime profesionale me kontribute konkrete nga operimi, planifikimi, mirëmbajtja, mbrojtjet, menaxhimi i aseteve dhe transformimi digjital i rrjetit.

Si operator i transmetimit, KOSTT mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë, besueshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rrjetit, si dhe ndaj bashkëpunimit me akademinë dhe industrinë.