Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri australian, Anthony Albanese kanë nënshkruar një marreveshje kornizë dypalëshe për përpunimin e mineraleve të rëndësishme dhe metaleve të rralla të tokës – në një partneritet të ri ku do të investohen miliarda euro në projektet në SHBA dhe Australi, sipas abc.net.au.
Sipas kuadrit të mineraleve të rëndësishme, kompanitë e minierave do të jenë në gjendje të aplikojnë për financim për projekte që do të prodhojnë minerale të nevojshme për armë, elektronikë, teknologji të rinovueshme dhe më shumë.
Krahas kuadrit, udhëheqësit njoftuan financime nga Australia dhe Departamenti i Luftës i SHBA-së për projektin e parë sipas skemës – zhvillimin e një rafinerie galiumi në Australinë Perëndimore.
Kjo rafineri pritet të prodhojë rreth 100 tonë galium në vit.
Me kërkesën globale për materialin e çipit kompjuterik që është rreth 700 deri në 750 tonë, ky veprim do të zhvendosë ndjeshëm varësinë nga Kina, furnizuesja më e madhe në botë.
Gjithsej qeveritë australiane dhe amerikane synojnë të shpenzojnë 3 miliardë dollarë amerikanë (4,6 miliardë dollarë) në gjashtë muajt e ardhshëm për të bërë investime “të menjëhershme” në projektesh të mineraleve në pothuajse çdo shtet dhe territor në Australi.
“Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë,” tha Trump.
“Rreth një vit nga tani do të keni aq shumë minerale të rëndësishme dhe metale të rralla sa nuk do të dini çfarë të bëni me to. Do të vlejnë rreth 2 dollarë”, shtoi ai.
Albanese tha se marrëveshja do ta çonte marrëdhënien e Australisë me SHBA-në në një nivel tjetër.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për nxjerrjen dhe eksportimin e tyre, por edhe për sigurimin se si mund të kemi investime në të gjithë zinxhirët e furnizimit me miqtë tanë që të jenë në gjendje të përfitojnë… Nuk bëhet fjalë vetëm për nxjerrjen e metaleve, por edhe për përpunimin e tyre”, tha ai.
Në këmbim të financimit, qeveritë australiane dhe amerikane do të jenë në gjendje të marrin një pjesë të pronësisë së këtyre objekteve – duke garantuar në thelb, që një pjesë e furnizimit nga këto objekte të jetë në dispozicion të Australisë dhe SHBA-së.
Aksionet e mineraleve të rëndësishme u rritën në menjëherë pas njoftimit të marrëveshjes.



