Home / Lajme / Ndërkombëtare / Andersen: Rritja e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në Kinë po vendos standarde globale

Andersen: Rritja e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në Kinë po vendos standarde globale

Ditët e fundit, Drejtoresha Ekzekutive e Programit të OKB-së për Mjedisin, Inger Andersen, dha një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës.

Ajo tha se është e lumtur të shohë përparimin e madh që ka bërë Kina në zhvillimin e energjisë së rinovueshme. “Kina shton 200 deri në 300 gigavat kapacitet të ri të energjisë nga era dhe dielli në rrjet çdo vit, një shifër mbresëlënëse! Kina po punon drejt qëllimit të saj që energjia e rinovueshme të përbëjë 60% të kapacitetit të saj të përgjithshëm të instaluar, një objektiv ambicioz, por me përparime të prekshme,” u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi se koncepti i “Dy maleve” (Ujërat e kthjellëta dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme) po zbatohet në mënyrë të saktë në të gjithë Kinën. Njerëzit mund të ndiejnë përfitimet nga ky koncept, me bujqësi më të shëndetshme e më produktive, lumenj më të pastër, ajër më të pastër dhe industri më të zgjuar, më të pastra e më të mekanizuara.”

Ajo u shpreh se në 10 vjetët e ardhshëm, Kina do të ofrojë mbi 200 milionë dollarë fonde për vendet e Jugut Global, për t’i ndihmuar ato të përfitojnë nga përvojat e Kinës në mbrojtjen e biodiversitetit. Ky veprim tregon fuqinë e thellë të solidaritetit dhe bashkëpunimit Jug-Jug.

Andersen vlerësoi përparimin e madh të Kinës në fushat e energjisë diellore, erës dhe ujore, si edhe në ruajtjen e biodiversitetit. Ajo tha se gjatë Konferencës Vjetore të Këshillit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Mjedisin dhe Zhvillimin e Kinës, u ndje e gëzuar kur mësoi për planet e përfshira në Planin e 15-të Pesëvjeçar që do të nisë në vitin 2026. “Kina po hap një kapitull të ri emocionues.” tha ajo.