Home / Lajme / Mjedisi / Studimi: 2024-a, viti më i ngrohtë në 125.000 vitet e fundit

Studimi: 2024-a, viti më i ngrohtë në 125.000 vitet e fundit

Një studim nga Universiteti i Oregonit tregoi se 2024-a ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë dhe ndoshta më i ngrohti në 125.000 vitet e fundit.

Studimi gjithashtu thekson se 22 nga 34 treguesit jetikë të planetit janë në rrezik, nga ngrohja e oqeaneve deri te humbja e pyjeve për shkak të zjarreve në pyje, shkruan “ATSH”.

Këta faktorë, vëren raporti, kanë arritur nivele rekord dhe tregojnë se kriza klimaterike po përshpejtohet me një ritëm gjithnjë e më alarmues.

“Në vitet e fundit, kemi parë tregues jetikë që i tejkalojnë ndjeshëm rekordet e tyre. Kjo paraqet një sërë rreziqesh thellësisht të ndërlidhura për sistemet thelbësore të planetit, nga dobësimi i rrymës AMOC të oqeanit Atlantik (e cila mund të shkaktojë ndërprerje të pakthyeshme të klimës) deri te integriteti i biosferës dhe stabiliteti i burimeve globale ujore”,- deklaroi Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkime mbi Ndikimin e Klimës.

Autorët e raportit theksojnë, ndër të tjera, se konsumi i energjisë nga lëndët djegëse fosile arriti nivele rekord në vitin 2024.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për energjinë nga burimet e rinovueshme si era dhe dielli, por kjo është ende 31 herë më e ulët se në vitin 2024.

Humbja e pyjeve e shkaktuar nga zjarret ka arritur gjithashtu nivele historike.

Megjithatë, pavarësisht pamjes së zymtë, studiuesit thonë se nuk është tepër vonë për të kufizuar dëmin.