Home / Lajme / Ndërkombëtare / Ukraina kufizon furnizimin me rrymë pas sulmit ndaj objekteve energjetike

Ukraina kufizon furnizimin me rrymë pas sulmit ndaj objekteve energjetike

Ukraina kufizoi furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin pasi sulmi i Rusisë dëmtoi infrastrukturën energjetike dhe plagosi 13 persona në qytetin juglindor të Zaporizhzhisë, thanë zyrtarët të enjten.

Forcat ruse kanë goditur sektorin e energjisë përpara sezonit të ngrohjes, duke u ndërprerë përkohësisht energjinë elektrike qindra mijëra ukrainasve, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, tha se Rusia po përpiqej të shkaktonte një “katastrofë humanitare në Ukrainë që të përkonte me dimrin” pas një sulmi tjetër masiv ajror javën e kaluar.