Nëse keni ide se si të kursehet energjia, kjo thirrje është për ju! Energy Saving Hackathon mbahet në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), në Prishtinë, prej 7-9 Nëntor, dhe mbështetet nga Dukati i Madh i Luksemburgut, nëpërmjet projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”.
Kjo sfidë, Gara e Kursimit të Energjisë (Energy Saving Hackathon), është krijuar për të përgatitur studentët e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, inovatorët dhe ndërmarrësit e ardhshëm, që të shpalosin kreativitetin e tyre në hartimin e zgjidhjeve me ndikim dhe të qëndrueshme, për të reduktuar konsumin e energjisë. Projekti gjithashtu nxit një kulturë të inovacionit dhe promovon barazinë gjinore përmes programeve të trajnimit dhe zhvillimit.
Ky aktivitet 3-ditor do të bashkojë pjesëmarrësit për të bashkë-krijuar zgjidhje praktike që promovojnë efiçencën e energjisë, dhe frymëzojnë ndryshime në sjellje të komunitetit. Pavarësisht nëse aplikoni si individ apo si pjesë e një ekipi, ju do të keni mundësinë të bashkëpunoni, të krijoni prototipe dhe të dizajnoni & prezantoni idetë tuaja me udhëzimin e mentorëve.
Këto janë fusha kyçe që do të trajtohen gjatë garës:
- Energjia e Ripërtëritshme (Renewable Energy)
 - Efiçenca e Energjisë (Energy Efficiency)
 - Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) (ICT – Information and Communication Technology)
 - Dizajni (Design)
 - Ndryshimi i Sjelljes (Behavioral Change)
 - Inovacioni në Ekonominë Qarkore (Circular Innovation)
 
Organizatorët kanë ndarë një fond prej 9,000 Euro për idetë më të mira!
Për më shumë të dhëna dhe informacion, shfletoni udhëzuesin e garës KËTU.
Për t’u regjistruar vizitoni ickosovo.com




