Home / Lajme / Rrjeti elektrik / Ankesa e banorëve të Glloboçicës për rrymë të dobët, flasin nga KEDS-i

Ankesa e banorëve të Glloboçicës për rrymë të dobët, flasin nga KEDS-i

Banorët e fshatit Glloboçicë të Kaçanikut janë ankuar se po vazhdojnë të përballen me furnizim të dobët me energji elektrike, pasi shtyllat e drurit në atë zonë janë të vjetruara dhe në disa raste në rrezik rrëzimi.

Një banor përmes adresimit në redaksinë e Klankosova.tv ka kërkuar që rryma t’u bëhet trefazore dhe të zëvendësohen shtyllat me ato të betonit.

Njëherësh Klankosova.tv, ka kontakuar me KEDS-in dhe në një përgjigjeje kanë deklaruar se fshati nuk do të mbetet jashtë planit investiv.

“Padyshim që kompania nuk do ta lërë anash as atë pjesë në projektet e saj investive në përmbushje të misionit të saj që të ofrojë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigjjen e KEDS-it. /Klankosova.tv