Balkan Green Foundation (BGF) ka njoftuar për programin Energy Hub ’25, i cili ofron trajnim 3-ditor me përvojë praktike mbi efiçiencën e energjisë, ndërtimin e gjelbër dhe idetë inovative të biznesit.
Ky program është i dedikuar për studentët e fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës. Gjatë trajnimit do të organizohen punëtori dhe punë në grupe, ku pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri që i ndihmojnë të përballen me sfidat e tregut të punës dhe të zhvillojnë aftësitë në fushën e inxhinierisë dhe inovacionit të qëndrueshëm.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikacionin e tyre, i cili duhet të përmbajë CV-në dhe një letër rekomanduese nga një profesor/profesoreshë nga departamenti i fushës në të cilën aplikuesi studion, në adresën e emailit: info@balkangreenfoundation.org.
Aplikimi është i hapur deri më 11 nëntor 2025.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë (EECSOK)”, i cili implementohet nga Community Development Fund – CDF dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.



