Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miraton 13 projekte të reja fotovoltaike me kapacitet mbi 300 MW

Shqipëri: Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miraton 13 projekte të reja fotovoltaike me kapacitet mbi 300 MW

Të paktën 13 projekte kanë arritur të marrin leje zhvillimi ose ndërtimi sipas aplikimit që kanë bërë për impiante fotovoltaikë.

Në mbledhjen e fundit të bërë publike të datës 29 shtator, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi një seri lejesh për impiante me një kapacitet të instaluar prej 302 MW.

Bëhet fjalë për impiante të pavarur që nuk përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë të cilat po zhvillohen si projekte për shitjen e energjisë në tregun e pavarur.

Më i madhi është një impiant me fuqi 62 MW parashikuar në zonën e Kolonjës nga kompania Fortis, teksa një tjetër me kapacitet 30 MW në zonën e Fierit.

Po kështu, kompani të tjera që kanë zbatuar tashmë disa projekte që janë në prodhim siç është Erseka Solar po zbatojnë zgjerimin me lote të tjera të projekteve origjinale.

Në listë janë edhe disa projekte prej 2MW të cilët një pjesë kanë çmim të rregulluar që vendoset nga Enti çdo vit dhe blihet nga shteti.

Aktualisht në vend janë disa projekte fotovoltaikë që kanë nisur prodhimin dhe që po rrisin gradualisht peshën e energjisë diellore në raport me totalin edhe pse ajo ende mbetet modeste dhe do të duhet kohë që të arrijë të krijojë atë që diversifikim që ka nevojë vendi në kushtet aktuale.

Gjithsesi kjo pritet që të arrihet në një periudhë afatmesme duke pasur parasysh ritmin dhe projektet që po zbatohen në disa rajone të vendit. Impianti më i madh në prodhim aktualisht është Karavastaja me kapacitet 140 MW.

Më poshtë projektet

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 29.13 MW, Bashkia Gramsh, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glow Solar” sh.p.k.

2. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 15.2 MW, Bashkia Gramsh, me subjekt zhvillues shoqërinë “Voltz Solar” sh.p.k.

3. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 42.315 MW dhe veprat ndihmëse LOT 1, Bashkia Ersekë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erseka solar park 3 Lot 1” sh.p.k.

4. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 21.21 MW dhe veprat ndihmëse LOT 2, Bashkia Ersekë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erseka solar park 3 Lot 2” sh.p.k.

5. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Porto Palermo, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sea solar energy” sh.p.k.

6. Leje Ndertimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 40 MW, me vendndodhje në Bashkinë Bulqizë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjorica Solar Park” shp.k.

7. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse me fuqi 25 MW”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Power Energy” sh.p.k.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 2 MW, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me subjekt zhvillues shoqërinë “G.A.C” sh.p.k.

9. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 10 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gemtech Solar Park” sh.p.k

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 2 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dion Energji” sh.p.k.

11. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 62 MW, me vendndodhje në Bashkinë Kolonjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fortis Energy & Construction” sh.p.k.

12. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 30 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “EZ-5 Solar Park 2” sh.p.k.

13. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 21 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prosol Solar” sh.p.k.

/monitor.al