Home / Lajme / Efiçiencë / Nxënësit e Vushtrrisë mësojnë për efiçiencën e energjisë dhe konkursojnë për idetë e tyre të gjelbra

Nxënësit e Vushtrrisë mësojnë për efiçiencën e energjisë dhe konkursojnë për idetë e tyre të gjelbra

Në një sesion informues të organizuar për nxënësit e SHMU 1 të Vushtrrisë, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) zhvilloi një bashkëbisedim mbi rëndësinë e kursimit të energjisë dhe praktikat e përditshme që ndihmojnë në eficiencën energjetike.

Që nga viti 2023, kjo shkollë ka përfituar nga masat e efiçiencës së energjisë të implementuara nga FKEE, duke kontribuar në reduktimin e konsumit dhe promovimin e një mjedisi më të qëndrueshëm.

Gjatë sesionit, zëdhënësja e FKEE-së, Fillojetë Konjuhi, informoi nxënësit për Konkursin Kombëtar për Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta me temën “Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër”, duke i ftuar të paraqesin idetë e tyre inovative dhe kreative.

Konkursi është i hapur deri më 20 nëntor 2025 dhe synon të nxisë ndërgjegjësimin për energjinë dhe veprimtaritë mjedisore midis të rinjve.